Dje në mbrëmje, presidenti francez Emmanuel Macron kishte kritikuar zëvendës kryeministrin hungarez Viktor Orban duke thënë: “Nuk do të bëj asnjë lëshim ndaj nacionalistëve, dhe atyre që predikojnë urrejtje, kanë të drejtë që më shohin si kundërshtarin e tyre kryesor në Evropë”.
Përgjigja e Ministrit të Brendshëm të Italisë nuk ka vonuar: “Që nga fillimi i 2017 e deri më sot, Franca e ‘Macronit të mirë’ ka sprapsur më shumë se 48 mijë refugjatë në kufirin me Italinë, përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo është Evropa mikpritëse dhe solidare, për të cilën flasin Macron dhe të mirët e tjerë?”, ka shkruar Salvini në një postim në Facebook.
Më tej ka shtuar: “Në vend që t’u japë leksione të tjerëve, do e ftoja presidentin hipokrit francez që të rihapë kufijtë dhe të presë me mijëra refugjatët që kishte pretenduar se do i mbante. Italia nuk është më kampi i refugjatëve i Evropës, dhurata e perëndisë për skafistët dhe të mirët e Evropës ka marrë fund!”
Në bazë të të dhënave, Franca ka kthyer mbrapsht 30911 persona në 2017: nga këta, 10407 ishin të huaj me leje të vlefshme qëndrimi në Itali (ndër ta, 1465 pakistanezë, 1108 malezë, 840 nigerianë dhe 832 shqiptarë), 20504 të tjerë ishin të parregullt (pjesa më e madhe sudanezë). Që nga 1 janari deri në 28 gusht të këtij viti, ka 17476 kthime: 6561 me lejë qëndrimi në Itali (933 pakistanezë, 651 malezë, 613 shqiptarë), si dhe 10915 të parregullt. Në total, 48387 imigrantë. / bota.al
Diskutime rreth kësaj post