Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kryer dy detyra zyrtare me një kombinim shumë elegant.
Ajo e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e Kenisë, Uhuru Kenyatta, së bashku me gruan e tij, e veshur me një fund me lule, bluzë rozë pa krahë dhe me këpucë me take të Christian Louboutin.
Modeli i këpucëve i quajtur ‘So Kate’ me take të lartë prej 12 centimetrash, përshtatej për mrekulli me veshjen e saj, mirëpo këpucët nuk ishin praktike për obligimet tjera.
Melania ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e mbjelljes së bimëve në Shtëpinë e Bardhë, e shoqëruar nga personalitete të njohura nga jeta politike në SHBA.
Dhe me këtë rast, taket e larta nuk kanë qenë praktike për të realizuar mbjelljen.
Sidoqoftë, Zonja e Parë ka arritur që ta kryejë detyrën e saj dhe njëkohësisht të duket bukur.
Gruaja e presidentit Donald Trump ndiqet nga afër nga dashamirët e modës, të cilët pëlqejnë mënyrën e veshjes së saj. Telegrafi
Diskutime rreth kësaj post