Thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë, ndaj rënie e tyre përbën një shqetësim të madh, kryesisht për femrat. Çdo lloj traume fizike apo emocionale si për shembull një operacion, një aksident apo një sëmundje mund të shkaktojnë rënie të përkohshme të flokëve, por nëse ju nuk keni asnjë nga problemet e mësiperme dhe sërish shihni t’ju bien “flokët me grushta” duhet të mësoni shkakun e vërtetë në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur.
*Por ndonjëherë janë vetë medikamentet e ndryshme të marra për probleme të tjera si antidepresantët apo pilulat e dobësimit, ato që kanë efekt negativ në shendetin e flokëve. Nëse vëreni se gjatë shtatzënisë ju bien flokët nuk duhet të shqetësoheni ! Kjo gjë është normale gjatë kësaj periudhe pse ndryshimet hormonale janë shkaku kryesor.
REGJIMI I VARFËR USHQIMOR: Mungesa e proteinave dhe niveli i ulët i vitaminës B ndikon gjithashtu në shëndetin e flokëve, duke i bërë më të dobët dhe të prirur për t’u këputur.
SËMUNDJET si anemia dhe lupusi janë gjithashtu ndër shkaqet kryesore që lidhen me rënien e flokëve.
Francesca J. Fusco, një dermatologe në Neë York e specializuar për rënien e flokëve na paralajmëron gjithashtu se stilimi i flokëve njësoj çdo ditë shkaton dobësim të rrënjës dhe humbje flokësh Tërheqja konstante shkakton dëmtime në nivel qelizor duke ngadalsuar ciklin e rregullt të rritjes së flokëve. Për aq kohë sa flokët janë nën presionin e llastikut apo kapseve të hekurit, nuk ka rëndësi modeli që zgjidhni, sepse flokët do të dëmtohen njësoj. E rëndësishme është që kapja mos të tërheqe flokët nga rrënja e për më tepër mos të flini gjatë gjithë natës me flokët të lidhura.
Diskutime rreth kësaj post