Në kuvendin e Shqipërisë është debatuar, është sharë dhe kanë ndodhur incidente të shumta.
Por, në Kuvend kemi dhe deputetët “memecë” të cilët në 7 muaj nuk kanë folur asnjëherë.
Në raportin e publikuar nga ISP janë listuar dhe 17 deputetët “memecë”.
Lista kryesohet nga deputeti i LSI-së Agron Çela, i dyti socialisti Bashkim Fino, Bujar Çela i PS-së, Dritan Bici i PDIU-së. I pesti në listën e deputetëve që s’kanë folur asnjë herë në Kuvend është Ilir Ndraxhi i PS-së, Ilir Xhankolli i PS-së, Jurgis Çyrbja i PS-së dhe Luan Harusha i PS-së.
Në listë është dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili listohet i 9-ti pa asnjë fjalim në 7 muaj, lista vijon me Paulin Sterkajn, Reme Lalën, Robert Bitrin, Rrahman Rrahjen dhe Sadri Abazin.
Në listë nuk mungon deputeti i PSD-së, Tom Doshi dhe Vangjel Tavo i Lëvizjes Socialiste për Integrim. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post