Për të gjithë ata që janë në plazh, moti ka surpriza të hidhura, pasi duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ndryshime temperaturash si dhe reshje shiu.
Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ja parashikimi i METEOALB:
MOTI FUNDJAVA: sot dhe nesër, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë ët ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër. Dita e diel sjell fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë terriotin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.
Diskutime rreth kësaj post