Teknologjia tashmë prej kohësh është në një sfidë shumë serioze me njeriun.
Vendet e punës me përparimin e teknologjisë, janë shkurtuar dhe procese dikur të realizuara nga njerëzit sot realizohen nga makineritë.
Ama këtë herë duket, se po vihet në rrezik një nga profesionet që ushtrohet rëndomtë nga studentët.
Kompania kompjuterike IBM mesa duket ka vendosur të hedhë në treg një produkt tërësisht të ri.
Dronë të cilët shpërndajnë kafetë. Madje jo vetëm kaq, por dronët do të jenë të specializuar edhe për të kuptuar se kush nga nevojë për kafeinë duke shkurtuar kështu procesin e porositjes.
IBM ka siguruar një patentë për dronë kafeje që fluturon rreth hapësirave publike për të shpërndarë filxhanët e kafes.
E quajtur “Droni shpërndarës i kafesë në bazë të gjendjes kognitive të një individi”, kjo patentë do të jetë e mbushur me të dhëna, me sensorë dhe shumë tregues të tjerë të cilët do të tregojnë kur një person është i përgjumur dhe u jep atyre filxhanin e preferuar të kafesë.
Kështu, pajisur me një aparat fotografik dhe sensorë biometrikë, dronët do të jenë në gjendje të sjellin kafe tek punonjësit e përgjumur ose te konsumatorët para se ata ta kërkojnë.
Produkti po përgatitet, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga IBM, në zyrën e patentave amerikane dhe mund të përdoret në zyra dhe kafenetë për të rritur shitjet e saj.
Diskutime rreth kësaj post