Getoar Selimi padyshim është një ndër hip-hop artistët më të suksesshëm shqiptar.
Ai ishte i angazhuar në shumë koncerte dhe njëherazi po punon në projekte të reja muzikore.
Por, Geti njëkohësisht njihet edhe për jetën luksoze që bën si dhe veshjet e shtrenjta që mban në trup.
Së fundi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të veshur fanellë të larme, xhinse të kuqe si dhe sandale.
Këto të fundit duket se i ka të kreatorit italian, Giuseppe Zanottit, ” Chain Trim Sandals”, të cilat kanë kushtuar rreth njëmijë euro.
Saktësisht, fanella “Paisley Print Polo Shirt” duket se i ka kushtuar 254 euro gjersa sandalet 965 euro.
Ndryshe, Geti ka filluar pushimet verore me bashkëshorten, bukuroshen Marina Vjollca.
Diskutime rreth kësaj post