Instituti i Studimeve Politike, në një analizë të aktivitetit të jetës parlamentare, ndër të tjera ka listuar edhe deputetët që nuk e kanë marrë, apo kërkuar, asnjëherë fjalën në një fjalim zyrtar në foltoren e Kuvendit. Bëhet fjalë për periudhën janar-korrik 2018.
“Listës së deputetëve më të suksesshëm dhe atyre më aktiv në debatet parlamentare u shtohet edhe lista problematika e deputetëve që nuk kanë regjistruar asnjë fjalim në parlament gjatë tetë muajve të vitit 2018. Pjesë e listës janë deputetë të partive të ndryshme politike.
Konkretisht, nuk kanë folur asnjëherë në parlament gjatë sesionit të fundit parlamentar 10 deputetë të PS, deputeti Bitri që iu bashkua PS, 2 deputetë të LSI, 2 të PDIU, Ndoka i PDK, si dhe deputeti Doshi, tashmë zyrtarisht deputet i PSD. Midis deputetëve që nuk kanë regjistruar fjalime në parlament gjatë këtij sesioni bëjnë pjesë kryesisht prurje të njohura nga bota e biznesit, përfshirë Abazi e Ndraxhi të PS, Doshi i PSD, Çela e Tavo të LSI, Lala e Bici të PDIU.
Ndonjë nga deputetët me tregues negativ në fjalime (p.sh, Fino) ka qenë mjaft aktiv në punën e komisionit të çështje.”
Diskutime rreth kësaj post