Ambasada amerikane në Tiranë bën apel për të gjithë shqiptarët që kanë përfituar një vizë turistike.
Selia diplomatike bën me dije se vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A dhe jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje.
“Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA.
Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj. Pyet Annën”, bën me dije ambasada./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post