Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore por vranësira të shpeshta do ketë ekstremi Verior dhe gjithë zonat Lindore.
Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në zonat malore duke sjellë shira afatshkurtër në Lindje dhe Juglindje. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbi Shqipëri, kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe orët e mesditës duke variuar nga 14-37°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 52 km/h nga Veriu-Veriperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 3 ballë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post