Mbi 2 milionë myslimanë u mblodhën në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm 5-ditor.
Mijëra vetë kanë qarkulluar përreth qabesë në formë kubi në qytet, për të përmbushur kështu misionin e tyre fetar, që feja ia kërkon çdo myslimani. Haxhi përfaqëson një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tyre.
Myslimanët besojnë se Haxhi është rikthim në gjurmët e profetit Muhamed, që lindi në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit, transmeton ksp. Pelegrinët në Mekë kanë zgjedhur që ta dokumentojnë udhëtimin e tyre në median sociale, duke i dhënë botës një fragment të asaj që ndodh atje.
Me mijëra pelegrinë po ashtu kanë zgjedhur të ecin përreth tendave të tyre në Mina, afër Mekës, në orët e para të ditës, para se udhëtimi i tyre drejt qabesë të fillonte.
Nisur nga numri i madh i vizitorëve, Arabia Saudite ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe për t’ia lehtësuar pelegrinazhin besimtarëve nga e gjithë bota. Sigurisht, fokusi kryesor është tek siguria, për shkak të incidenteve që janë regjistruar në të kaluarën, kur turma në lëvizje ka shkaktuar edhe shumë viktima.
Diskutime rreth kësaj post