Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të CIA-s e cila e rendiste Shqipërinë si vendburimin kryesor për kanabisin.
Basha thotë se ‘shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar’.
Në një video të shpërdorë në rrjetin social Facebook, kreu demokrat thotë se nga janari deri në korrik në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kanabis, ndërsa thotë se Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.
“Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.
Nga janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kanabis shqiptar.
Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.
Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit.
Analizat italiane dhe greke ët drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.
30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marr peng vendin.
Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar”, shkruhet në videon e shpërndarë nga Basha.
Diskutime rreth kësaj post