Sot u mbajt funerali shtetëror për disa nga viktimat nga shembja e urës Morandi, ndërsa të tjera familje preferuan të zhvillonin ceremoni mortore private.
Në funeralin shtetërore, pas përfundimit të ceremonisë katolike për dhënien e lamtumirës viktimave, fjalën e mori një imam për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy shqiptarëve që mbetën viktimë e ngjarjes tragjike: Admir Bokrina 28 vjeç dhe Marius Djerri 22 vjeç, të dy të fesë myslimane, raporton gazeta italiane “La Repubblica”.
Panorama shkruan se një përfaqësues i komunitetit mysliman në Gjenova lexoi më pas një mesazh paqeje dhe një lutje për viktimat, të lënduarit e ekipet e shpëtimit që punojnë për të nxjerrë personat që ende janë nën rrënoja.
“Gjenova, që në arabisht do të thotë ‘E bukura’, do të dijë të ringrihet”, tha mes të tjerash ai.
Diskutime rreth kësaj post