Gazetari Flamur Vezaj ka denoncuar rastin e shtetasit Manoli Irfan Bega, të cilin e konsideron si një ‘peshk të madh’. Vezaj, thotë se Bega, që njihet dhe me 4 identitete të tjera, është ndaluar në Greqi për llogari te dënimit të dhënë nga Italia për trafik të drogave të forta në kuadër të organizatës kriminale.
Vezaj shprehet se biznesmeni në fjalë njihet dhe si një mik i ngushtë me politikanët Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla ndërsa kohët e fundit shoqërisë së tij i është shtuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Është njohja e tij me politikanët, thotë Vezaj, që ka “detyruar” Gjykatat shqiptare qe ti ndryshojnë dënimin e dhënë në Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar në Shqipëri në vetëm 4 vjet e 4 muaj burg.
Shkrimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj
“Peshku i madh” qe mbrohej nga politikanet!
###
Manoli Irfan Bega, 48 vjec, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari kapet ne Greqi per llogari te denimit te dhene nga Italia per trafik te drogave te forta ne kuader te organizates krimianle etj etj!
#Ai njihet nga gazetaret e kronikes dhe sportit si ish-president i ekipit futbollistik te Lushnjes i emeruar nga “shefi” i tij tashme i denuar me burgim te perjetshem Aldo Bare! Lidhjen me te cilin vazhdon ta mbaj, duke “perfituar” me raste edhe shuma te medha parash ne emer te “shefit” te tij qe vazhdon te vuaj burgun ne qelit e Drenoves ne Korçe!
#48-vjecari me disa emra, tashme i rehabilituar ne nje biznesmen te sukseseshem i ndertimit ne Tirane njihet edhe si nje mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla! Por kohet e fundit shoqerise se tij i eshte shtuar edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lali Eri sidomos pas premtimit qe i ka bere biznesmenit te arrestuar, per dhenien e tenderit te projektin e ri te “Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë!
#Te gjithe keta bashke, dyshoj se e kane ndihmuar biznesmenin me shume emra dhe financuesin e fushatave njeherazi krahun e djathte te Aldo Bares te mos arrestohet ne Shqiperi prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte ne kerkim ne sistemin e policise!
#Eshte njohja e tij me politikanet qe ka “detyruar” Gjykatat shqiptare qe ti ndryshojne denimin e dhene ne Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar ne Shqiperi ne vetem 4 vjet e 4 muaj burg! Vendim ky qe detyroi palen italiane te ndeprese sjelljen ne Shqiperi te njohjeve te vendimeve penale per shtetasit shqiptare per shkak te uljes drastike te masave te denimit!
#Ne perfundim, ne bashkepunim me mediat prane pushtetit dhe personave te interesuar do te lexoni e degjoni se 48-vjecari eshte arrestuar kot ne Greqi pasi ne Shqiperi ai nuk kishte arsye te arrestohet pasi e ka perfunduar denimin fal procedures se sjelljeve te mira dhe lirimit me kusht!
Diskutime rreth kësaj post