Turqia ka lënë të lirë dy oficerët grekë Dhimitris Kuklaxhis dhe Angjelos Mitretodhis.
Gjykata e Turqisë ka vendosur se afati kohor i dënimit për shkeljen e pikës kufitare ka kaluar në periudhën e paraburgosjes dhe se nuk vërtetohen akuzat për spiunazh.
Dy ushtarakët janë liruar pa masa ndalimi të daljes nga vendi, një procedurë formale pasi gjykata në vendim parashikon se dënimi i mundshëm do jetë në çdo rast më pak se paraburgimi.
Kujtojmë që dy oficerët u përballën me akuza madhore që ngrinë marrëdhëniet Greqi-Turqi, duke përfshirë dhe aleatët në skenën diplomatike ndërkombëtare në vijim.
Diskutime rreth kësaj post