Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në Vlorë, një sasi tritoli ka shpërthyer pranë një parukierie në lagjen ‘Isa Boletini’.
Nuk ka të dhëna për autorin e ngjarjes deri tani, teksa policia ka nisur hetimet. Blutë kanë marrë në pyetje pronaren e parukierisë e cila do të tregojë nëse ka të dyshuar.
“Më datë 14.08.2018, në lagjen ”Isa Boletini” është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse qepeni dhe dera e një parukerie në pronësi të shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Diskutime rreth kësaj post