Portieri Davide Capello, i cili aktivizohet tek Legino, ku më parë është aktivizuar edhe me Cagliarin është shprehur se në momentin e aksidentit ai ka qenë mbi urë, dhe makina e tij ka rënë nga lartësi prej 30 metrash.
Ai është shprehur se është një mrekulli që ai është akoma gjallë.
Edhe lojtari i Genoas, Criscito, nëpërmjet një reagimi në instagram është shprehur se 10 minuta ara se të ndodhte aksidenti ka kaluar mbi urë.
Nga tragjedia që ndodhi në Gjenoa, ku një urë u shemb deri më tani kanë humbur jetën të paktën 35 persona.
Diskutime rreth kësaj post