Edhe pse forcat e policisë së burgjeve u treguan të përpikta dhe e dorëzuan vrasësin e Selenicës, Ritvan Zykaj, fiks në gjykatën e Vlorës fiks orë 11.00 ashtu siç ishte kërkuar.
Por seanca për dhënien e vendimit u shty të paktën edhe një orë.
Refuzimi i të gjithë avokatëve të qytetit bregdetar për të dalë në mbrojtje të Zykajt bllokoi procesin, deri në ndërhyrjen e kryetarit të kësaj gjykate, i cili pas negociatave me juristin Dritan Demiraj e bindi këtë të fundit, që të kryente formalitetin ligjor.
Vetëm pas këtij gjesti të avokatit Demiraj për të ndihmuar ndihmuar gjykatën, u bë e mundur marrja e masës “arrest me burg”, për 24-vjeçarin Zykaj.
Diskutime rreth kësaj post