Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Suedi ku një bandë me të rinj u ka vënë zjarrin rreth 80 makinave në rrugë.
Pjesa më e madhe e makinave që u dogjën ishin në qytetin e Gothenburgut, por incidente u raportuan edhe 100 km larg qytetit.
“Duket aksion shumë i koordinuar, pothuajse si një operacion ushtarak” tha për median kryeministri Stefan Lofven.
Policia tha se ata kishin identifikuar disa të rinj që ishin në atë zonë në atë kohë por nuk janë të sigurtë nëse kjo ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post