Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur mesditën e sotme në ishullin Evia në Greqi.
Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së Dirphion, në një zonë pyllëzuar me pisha të dendura.
Autoritetet kanë dhënë menjëherë urdhrin për evakuimin e 250 banorëve në fshatin Stavros. Zjarri është duke u favorizuar edhe nga erërat e forta në këtë zonë.
Pak ditë më parë, zjarri i rënë në Athinë i mori jetën dhjetëra personave.
Video:
Diskutime rreth kësaj post