Para viteve ’90 në Shqipëri aborti ishte i ndaluar.
Por, me hyrjen në fuqi të ligjit për abortet, i cili lejon ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e 12-ë, mjekët gjinekologë thonë se në këto 2 dekada numri i aborteve është rritur.
Sipas një studimi të USAID në 2016-ën ka pasur rreth 230 aborte për 1 mijë lindje kur vendet e Europës e kanë 28 aborte për 1 mijë lindje. kemi 122 aborte për 1700 lindje në 2017-n dhe 113 aborte për 1800 lindje për gjashtë mujorin e 2018-s. grupmoshat shkojnë nga 14 deri në 24 vjeç.
Ka gjithmonë një arsye pse një vajzë apo grua kërkon të abortojë një fëmijë. Ashtu sikurse është edhe shpërndarja e aborteve, që kryesisht vjen nga rrethet.
“Ka shumë që abortojnë fëmijën e parë, dhe jo ndodh te vajzat e reja që nuk kanë një jetesë të qëndrueshme, nuk kanë një lidhje serioze, por ka edhe që abortojnë të dytin të tretin. Ka shumë nga zonat rurale, por ka edhe nga Tirana”, shprehet mjekja Marjeta Baboçi.
Por, nuk përjashtohen as faktorë të tjerë social.
“Pasiguria ekonomike, mungesa totale e informacionit, frika nga përdorimi i kontraceptivëve nga frika e efekteve anësore të tyre, ndonjëherë është edhe imponimi nga burri”, tregon mjekja.
Sipas të dhënave të INSTAT mbi raportin e lindjeve dhe aborteve në vend, nga viti 2012 e deri në vitin 2016 thuhet se numri më i lartë i ndërprerjes se shtatzënisë regjistrohet në qarkun e Fierit, Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ndërsa më pak aborte ka në Kukës dhe Elbasan.
Shpërndarja e aborteve 2012-2016
Qytetet me më shumë aborte:
Fier 553 aborte/1000 lindje
Tiranë 515/1000 lindje
Durrës 496/1000 lindje
Vlora 228/1000 lindje
Qytetet me më pak aborte:
Kukës 49, 71 aborte/1000 lindje
Elbasan 88/1000 lindje
Abortet
Viti 2016
Shqipëria 230 aborte/ 1 mijë lindje
Europa 28 aborte/ 1 mijë lindje
Materniteti “Koço Gliozheni”
Viti 2017 /6-mujori i parë 122 aborte/1700 lindje
Viti 2018/6-mujori i parë 113 aborte/1800 lindje/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post