Greqia duke se nuk ka shpëtuar ende nga zjarret pasi pasditen e kësaj të diele ishulli Evia është përfshirë nga një zjarr masive që ka alarmuar shtetin helenas.
Sipas raportimeve në mediat greke, forcat e zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por erërat e forta po e bëjnë zjarrin të pakontrollueshëm.
Për këtë shkak policia dhe zjarrfikësit kanë dhënë urdhër për të evakuimin e banorëve të dy fshatrave për të shmangur ndonjë rrezik në jetë njerëzore.
Raportohet se tymi ka mbuluar ishullin Evia, Athinën dhe Kinetën. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post