Tërmeti i fuqishëm i pasdites së djeshme ka lënë pas tij edhe shumë lëkundje të tjera.
Kështu gjatë mbrëmjes së djeshme e deri në mëngjesin e sotëm toka është lëkundur sërish.
Thuajse të gjithë tërmetet kanë pasur të njëjtën epiqendër, Bulqizën.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë natës kanë rënë të paktën 8 tërmete me magnitutë 2.4 gradë të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave, që nga tërmeti i fuqishëm prej 5.4 ballësh kanë rënë të paktën edhe 20 tërmete të tjera.
Lëkundjet e tërmetit të ditës që lamë pas janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan.
Ditën e djeshme Ministria e Mbrojtjes publikoi edhe bilancin e dëmeve nga tërmeti në vendin tonë që vijon si më poshtë:
-12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj
-8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.
-47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.
Tërmeti është ndjerë edhe në Malin e Zi, në shumë qytete të Kosovës si dhe në Maqedoni./a.k/noa.al/
Diskutime rreth kësaj post