Pas ia dëboi diplomatët, Greqia i ka reaguar Rusisë duke ia përkujtuar se Greqia është shtet demokratik dhe nuk toleron korrupsionin apo padrejtësinë. E megjithatë këto do të bienë në vesh të shurdhër pasi Rusia kontrollohet nga Putin dhe askush nuk guxon të hapë gojën ndaj këtij njeriu dhe normaisht nuk pritet të ketë drejtësi.
Me nje deklarate zyrtare, ministria e Jashtme e Greqise, thekson se “Rusia duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke.
Ajo duket se po distancohet nga pozicionet që i përshtaten nivelit të miqësisë dhe bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-ruse për të kaluarën. Duket se nuk kupton se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare”- thuhet ne dekarate.
Sipas saj, vendimi i Athines per debimin e diplomateve është i bazuar në dëshmi per aktivitete ilegale dhe të parregullta të zyrtarëve rusë. Përkundrazi, vendimi i palës ruse është arbitrar, hakmarrës dhe jo i bazuar në ndonjë provë.
“Ne duam t’u kujtojmë miqve tanë rusë se asnjë vend në botë nuk do të tolerojë përpjekjet për të marrë a) ryshfet zyrtarët shtetëror, b) të minojë politikën e saj të jashtme, dhe c) të ndërhyjë në punët e brendshme. Greqia mori masat vetëm pas dokumentimit të provave të prekshme inkriminuese. Për më tepër, Greqia nuk ndërhyri ose nuk u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë.
Është e qartë se ka disa rusë – për fat të mirë pak – që mendojnë se mund të veprojnë në Greqi pa respektuar ligjet dhe rregulloret dhe madje të bëjnë kërcënime. Miqësia midis Greqisë dhe Rusisë dikton që mendimet e tilla duhet të braktisen dhe jo anasjelltas”- thuhet ne deklarate, ku shtohet “Së fundmi, në lidhje me masat arbitrare të marra nga udhëheqja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Greqia do të përgjigjet me durim dhe me lehtësi”.
Diskutime rreth kësaj post