16 predha janë gjetur rastësisht sot në Elbasan duke shkaktuar alarm tek banorët.
Predhat janë të një gjatësie 50 cm dhe janë gjetur nga punonjësit e një kompanie të mirëmbajtjes së infrastrukturës.
Menjëherë është lajmëruar policia dhe është vendosur kordoni i sigurisë për të mos rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Predhat janë konstatuar nga fadromisti i kompanisë që po gërmonte për të shtruar rrugën pranë Gjykatës së Elbasanit.
Dyshohet se predhat i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nuk dihet nëse janë më aktive.
Megjithatë, ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët i tremben një shpërthimi të mundshëm që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz pasi rruga është shumë e populluar gjatë gjithë ditës. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post