Bizneset vijojnë të derdhin ujërat e zeza në det. Një panoramë e tillë e shëmtuar vjen nga qyteti i Durrësit.
Një qytetar e ka denoncuar me video atë se çfarë po ndodh në bregdetin e Durrësit, të cilën ja ka dërguar në Facebook ish-kryeministrit Sali Berisha.
Turizmi me fekale i Gjushit, thotë Berisha duke ju referuar kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Fekalet derdhen ne mes te dites prej tre ditesh nga bisnese aty prane, kane tre dite qe vetem shkarkojne depozitat, ne vend qe te therrasin autobotin, por ai duhet paguar dhe ata i derdhin ne det. Vjen nje ere aq e keqe sikur ishe brenda ne ndonje depozite fekalesh, aty laheshin familjare me femije te vegjel ku fusnin kokat ne uje dhe e keni parasysh vete se si luajne femijet ne det. Nga sot dhe 2 dite me pare vetem shkarkojne fekale nate dhe dite, pa ju trembur syri farenga shteti i pisave dhe Gjush hajdutit, qe ja moren mendjen popullit me reklama e pallavra interneti”, thotë qytetari.
Nje miremengjes per Noriegen nga turizmi me fekale i Gjushit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!…
Posted by Sali Berisha on Thursday, August 9, 2018
Diskutime rreth kësaj post