Ka qenë një ritual, kur në përfundim të aktiv iteteve kombëtare, sportistët, kryesisht të futbollit, por edhe të disiplinave të tjera, i drejtoheshin periudhës post-kampionat të ndarë në dy faza: pushimet verore dhe faza e dytë ajo përgatitore. E para ishte më e veçantë, argëtuese për nga “liria” që i shoqëronte kur ata zbarkonin në plazh, por edhe për mënyrën e akomodimeve të rralla për kohën: nga çadrat e mëdha masive me krevatet e marinarit, te kabinat, konviktet, kapanonet e repartet ushtarake. Si e kujtojnë disa nga protagonistët atë dyjavësh, nga shëtitjet provokuese përgjatë bregdetit, deri te njohjet, dashuritë fshehurazi, tallonat e guzhinat portative? Pastaj në male e lartësi, faza e dytë, ku ndryshon gjithçka: Stërvitje lodhëse e sfilitëse, vrap paradite e në mesditë, ngjitje e zbritje, mërzitje dhe gjumë, që për sportistët ajo periudhë për nga izolimi, larg qyteteve, familjeve, konsiderohej si koha “e vetmisë së madhe”.
basketbollistet 17 nentori plazh
PUSHIMET VERORE, “LIRI KOLEKTIVE E PAKUFIZUAR”
Frekuentimi i plazhit nga sportistët në mënyrë të organizuar ka filluar rreth viteve ’60, kur klubet i dërgonin pranë detit, duke e konsideruar si pushim, por aktiv. Ndërsa, për vetë sportistët ajo ishte “liri e madhe”, shumë e dëshiruar që i mungonte gjatë vitit, për nga aktivitetet, angazhimet punë-familje-shkollë-sport e stërvitje që kishin. Ajo programohej në muajin qershor, madje shumë sportistë edhe dasmat i zhvillonin në këtë periudhë, thuajse bosh, pa impenjime, ndonjë kupë, turne të rastit, apo përvjetor. Klubet shfrytëzonin afërsitë me plazhet e qyteteve të tyre dhe shumë i frekuentuar ka qenë deti Adriatik, nga Velipoja, Shëngjini, Patoku, Currilat, plazhi Durrësit, Golemi, Divjaka, Semani dhe ai i Vlorës, (shumë pak bregdeti jonian, për arsye udhëtimi e të kushteve). Pjesa më e madhe e sportistëve ishte në punë dhe mundësi për të pushuar kishin vetëm 15 ditë, përjashto studentët.
dinamo ne malin e dajtit
FUTBOLLI I PRIVILEGJUAR, TË PARËT NË PLAZH
Të parët që çelnin sezonin e pushimeve verore ishin futbollistët, pasi të tillë i kishin të planifikuar kalendarët vjetorë, pasi në fillim të vjeshtës ishin ato që e hapnin sezonin sportiv, madje edhe të fundit që e mbyllnin. Qershori shfrytëzohej edhe për faktin se dita ishte më e gjatë dhe se në atë muaj nuk kishte fluks të madh të pushuesve. Ndryshe disiplinat e tjera, ato të lojërave me dorë. Evitohej një grumbullim e qëndrim djem e vajza dhe ato shkonin pasi largohej futbolli. Transporti vajtje-ardhje bëhej me automjetin e klubit. Akomodimi nga çadrat, në kabina, konvikte, e kapanone ushtrie nuk ka qenë si sot e me kushte moderne që të ofron koha. Rreth periudhës së viteve ’60-’70, por edhe më vonë në mungesë të hoteleve, kushteve komode për akomodim, janë aplikuar të tjera mundësi e alternative, dhe skuadrat sistemoheshin duke shfrytëzuar kryesisht çadra të mëdha tipike cirku, ku mund të qëndronte një numër i madh sportistësh në krevatë dyshe tip marinari. Çadrat e montuara që ishin të përkohshme pasi hiqeshin në fund të sezonit, vendoseshin në zona të lira të plazhit. Një tjetër variant apo mundësi fjetjeje kanë qenë konviktet e shkollave si ajo e Marinës në Vlorë apo repartet ushtarake në afërsi të bregdetit, si ai i përtej shinave te “Plepat në Durrës”.
38823907_2631799597044611_2912062318600781824_n
PARTIZANI DHE DINAMO NË KONVALESHENCË, 17 NËNTORI TEK “ILIRIA”
Këto dy klube, duke qenë të varura nga dy ministritë, e Mbrojtjes dhe e Brendshme, kanë shfrytëzuar Konvaleshencat përkatëse, shumë pranë njëra-tjetrës në Plepa për akomodimin e sportistëve të tyre. Partizanin, kryesisht futbollistët apo ata të lojërave me dorë i sistemonte aty, fillimisht edhe në çadra brenda këtij territori, deri kur u ndërtua një hotel për to, ku edhe trajtoheshin. Për sportet e rënda ishte rezervuar mjedisi i kapanoneve te reparti ushtarak përballë shinave. Klubi i 17 Nëntorit, fillimisht me çadra, pastaj ka shfrytëzuar kabinat me kushte aspak komode, vetëm fjetje në Sektorin e Ilirisë, disa të dorës së dytë në zonën midis Apolonisë e Hekurudhës, deri kur klubi mori ndërtesën e ishpolicisë matanë rrugës tek Iliria, ngjitur me kinemanë. Historikisht, ky klub e ka patur në Durrës qëndrimin e sportistëve për pushimet verore. Sportistët shkonin pa familjet (në raste të veçanta përjashtim bënin drejtuesit, trajnerët, apo ndonjë sportist i vjetër, për të cilët sigurohej një vend më i përshtatshëm fjetjeje).
fosten futbollisti i beselidhjes
KUZHINË PORTATIVE, TALLONA E ME “LUGË” NË BREZ
Shfrytëzohej qershori, më pak i preferuar nga qytetarët dhe mundësia për të gjetur kabina apo mjedise të mëdha boshe ishte më e lehtë. Për trajtim ushqimor shfrytëzoheshin restorantet e afërta, mencat e konvikteve apo organizoheshin mjedise të përkohëshme gatimi. Mjaft klube merrnin edhe guzhinën e klubit me vete. Në raste të tjera, sportistëve u jepej një tallon ditor, me të cilin paraqiteshin në restorantin e prenotuar, ku u garantohej trajtimi tri herë në ditë. Pas viteve ’70, kur dolën televizorët me autorizim, klubet dërgonin edhe televizorin, i cili vendosej në mjediset ku qëndronin sportistët. Sidomos në atë muaj kur zhvilloheshin botërorët, europianët, lojtarë të grumbulluar në mbrëmje ndiqnin evenimentin sportiv./panorama/
Diskutime rreth kësaj post