Një qytetar ka denoncuar një rast flagrant të abuzimit që bëhet në Shqipëri me pushtetin.
Denoncimi ka ardhur përmes një postimi në rrjetin social nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka bërë publik mesazhin e një qytetari.
Shqiptari në fjalë shkruan se administratori i komunës së Gusmarit të Tepelenës ka nisur të marrë të gjitha tubacionet që dikur përdoreshin për vaditjen e tokave bujqësore, në mënyrë që të bëjë disa para me shitjen e tyre. Qytetari shkruan se administratori Flamur Bardhi i ka shitur tubacionet të gjata rreth 3.5 kilometra dhe ka përfituar një sasi prej rreth 100 mln lekësh të vjetra.
Statusi i Berishës:
Në Gusmar, Ja si vjedh mëkëmbësi i piktorit dështak!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
“Doktor ju uroj shendet e jetgjatsi sepse e meriton je i pa zvendesushem.
Kam nje shqetesim real dhe te vertet te komunitetit ku un banoj per te ngritur dhe per ta ber publik nepermjet jush qe dhe instancat shteterore te reagojen ndaj ketij fenomeni.
Jam nje banor i zones se kurveleshit/tepelene dhe doja te denoncoja se ne fshatin gusmar administratori i komunes ton z.flamur bardhi ka marr te gjith tubacionin qe dikur perdorej per vaditje te tokave buqesore qe nga rezervuari deri ne drejtim te fshatit me nje gjatsi prej 3.5 kilometer duke i shitur per skrap dhe per interesa te tij personale qe sipas nje perllogaritje nga ana jon shkon mbi 100 miljon lek te vjetra.
policia ka ardhur dhe nuk ka reaguar ndaj ketijt rasti konkret.Ju lutem publikojeni duke na ruajtur anonimatin per shkak se personi ne fjal esht teper i rrezikshem dhe mund te hakmerret ndaj nesh.Ju uroj te keni vetem te mira doktor”/Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post