Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ndaj raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit sipas të cilit në 6 muajt muajt e parë të këtij viti janë bërë mbi 100 milionë euro abuzime nga strukturat e qeverisë.
Shifrat u bënë të ditura në Buletinin e dytë statistikor të vitit 2018, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar – qershor 2018.
Strazimiri rendit disa prej punëve që mund të ishin bërë në infrastrukturë nëse këto para nuk do vidheshin nga zyrtarët e qeverisë. Ai shkon më tej duke thënë se po “vjedhin me urgjencë, si ditën e fundit, sepse po e ndjejnë fundin”.
Ja postimi I plotë I Strazimirit
“100 milionë euro janë baraz me 100 km autostradë, ose 30% e vlerës së rrugës së Arbrit, ose 3 vjet mirëmbajtje e autostradës së kombit “Berisha-Rugova”!!!! Kjo vetëm në 6 muaj….
Po vjedhin me urgjencë, si ditën e fundit, sepse po ndjejnë fundin!!!”
Diskutime rreth kësaj post