Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkuar për një vizitë në Vlorë ku është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe ministri për Diasporën Pandeli Majko. Nuk dihet nëse kjo është vizitë zyrtare, por vjen në një kohë kur në Kosovë po diskutohet korrigjimi i kufijve, temë e ngritur nga Presidenti Hashim Thaçi.
Kryeministri Haradinaj është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, po kështu edhe ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili u përplas në distancë në rrjetet sociale me Presidentin kosovar Hashim Thaçi. Ky i fundit vazhdon të insistojë në idenë e tij për korrigjimin e kufijve përmes një marrëveshje dhe jo në ndryshimin e tyre. Një ditë më parë, Thaçi deklaroi se në Shtator do të diskutohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, përmes një referendumi. /tvklan.al
Diskutime rreth kësaj post