“NATO ka në plan të investojë 51 mln euro dhe dëshiron të rrisë sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”
Këto ishin disa nga fjalët e zëdhënësit të NATO Piers Cazalet (në një intervistë për ATSH-në), deklaratë të cilën e ka përshëndetur këtë të martë edhe ish kryeministri.
Përmes një postimi në rrjetin social, Sali Berisha shkruan se lajmi është mjaft i mirë pasi ky projekt, i bërë gati që në vitet e qeverisjes së të djathtëve, do tqë mund t’i bëjë ballë qëllimeve të errëta të “narkoqeverisë”, që sipas Berishës kishte bërë plane për ta kthyer aeroportin e Kuçovës në vendin ku do të transportohej droga për 3 qarqe.
Statusi i Berishës:
Nje ngjarje e rendesishme ne marredheniet e Shqiperise me NATO-n!
Te dashur miq, sot zedhenesi i Aleances se Atllantikut te Veriut njoftoi se Aleanca ka vendosur te modernizoje bazen ajrore te Kuçoves ne Shqiperi. Kjo baze do mund te perdoret edhe nga Aleanca per qelllime logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Baza do jete dhe aeroporti i vetem i forcave ajrore te Shqiperise.
Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe falenderoj Aleancen per vendimin e marre sikunder mbeshtes ofrimin nga Shqiperia te cdo lloj lehtesie dhe kontributi per Aleancen ne permbushjen e misionit te saj te paqes dhe sigurise ne Europe dhe ne bote.
Gjithashtu informoj opinionin se ky projekt u pergatit nga nje kompani serioze amerikane, Cubik, qe ne vjeshten e vitit 2011 si dhe filluan parapregatitjet per zbatimin e tij. Por ata qe demostruan me portrete te Enverit diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, perzune kompanine qe beri projektin dhe si bandite te vertete arrestuan gjeneral Syrja Gjokaj ne menyren me banditeske, duke vonuar per se paku kater vite projektin e dhene.
Ata kishin parashikuar qe Kuçova te sherbente per Narkofloten qe do te transportonte kanabisin e tre qarqeve te vendit. Ky super skandal mori dhene dhe famozja ndrikull Mrika e radareve dhe Noriega hoqen dore nga plani i tyre dhe u detyruan te rikthehen ne projektin e meparshem. sb/Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post