Debati për shkëmbimin e territoreve në Kosovë, duket se është paralajmëruar gati një muaj më parë nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Deklarata e tij u bë gjatë takimit me Presidenten e Kroacisë, Kolinda-Grabar Kitaroviç në 20 korrik, por u kalua pa u vënë re.
Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.
Sot kjo çështje është kthyer në një debat që ‘gëlon’ prej disa ditësh në mediat shqiptare dhe ato të Ballkanit.
Analistët kanë paralajmëruar se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.
Diskutime rreth kësaj post