Një denoncim i rëndë ka mbërritur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social facebook.
Një grua e dëshpëruar për fatin e vajzës së saj, ngre akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit, Durim Koçi, ku thotë se ai është trafikant prostitucioni dhe se për këtë qëllim i ka rrëmbyer të bijën dhe dy mike të saj.
Gruaja përmes një letre të shkruar me shkrim dore, thotë se ngjarja ka 8 muaj që ka ndodhur dhe se ajo nuk di asgjë për fatin e vajzës së saj, për të cilën dyshon se është trafikuar për prostitucion në Gjermani bashkë me dy shoqe të sajat.
Sipas letrës së nënës, ajo ka bërë edhe denoncim në policinë e qytetit, por sipas saj asgjë nuk është bërë. Në denoncim thuhet se në një lokal që ka në pronësi kryesocialisti i Elbasanit, shpërndahet dhe konsumohet drogë.
“Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht!
Një nënë nga Elbasani me dha një letër për ju.
Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:
I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani.
Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem.
Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë.
Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”
=
Diskutime rreth kësaj post