Një sipërmarrës shqiptar në Itali është dënuar me 4 vite burg për trafik droge.
Aleksandër Zotaj, ish-pronar i një salloni bukurie në Rimini dhe aktualisht ortak në këtë biznes, është dënuar nga Gjykata italiane.
Procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, pasi Zotaj kishte pranuar krimin.
Sipërmarrësi shqiptar ishte kapur me kokainë.
Ai e kishte fshehur drogën pranë makinës së tij të parkuar, dhe këtë gjë e vuri re një inspektor i policisë bashkiake.
Autoritetet thanë se kokaina ishte 80% e pastër dhe Aleksandër Zotaj u dënua për posedim dhe shitje droge.
Diskutime rreth kësaj post