Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull. Por, ndërsa ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli. Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.
Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.
Mjeku Pipero, ngre shqetësimin se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit. Javën e kaluar 11 persona ju drejtuan Spitalit Infektiv për shkak të helmimit ushqimore nga konsumimi i sufllaqeve me mish në një Fast-Food në zonën e ish-Bllokut.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post