Eduart Ndocaj, ish-deputeti kaubojs, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ditë e Re’, ku ka folur mbi çështje të ndryshme.
Ndër të tjera ish- deputeti u është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të komunetuesve në ‘Facebook’.
Në pyetjet e shumta të drejtuara ndaj tij ka qenë edhe pyetja nëse ja vlejti që të shpenzonte 500 mijë euro për dy vite karrige.
Ndocaj ka thënë se vërtet ka shpenzuar 500 mijë euro, “por nuk e kam dhënë për një karrige, kam ndërtuar disa rrugë në qarkun e Lezhës, kam ndihmuar disa familje, ndërtuar disa objekte kulture dhe rikonstruktuar një teqe”.
Gjithashtu është pyetur se kujt krahu poltik i përket, nëse është i majtë apo i djathtë, dhe Ndocaj është përgjigjur se nuk i përket asnjë partie poltike thashmë, pasi është zhgënjyer të dy forcat më të mëdha të plitikës shqiptare.
“Jam i vetmi i djathtë bashkë me Dashamir Shehun”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post