Një shqiptar i cili vuan dënimin në burgun e Trikallasë në Greqi ka kaluar në gjendje të fiktë pas konsumimit të një sasie të madhe alkooli.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, ka rënë pa ndjenja në qeli.
Shkak është bërë intoksikimi nga alkooli që shqiptari kishte konsumuar, deri sa kishte rënë përtokë pa ndjenja.
Gardianët ndërhynë me urgjencë dhe më tej u bë transportimi i tij për ne spital.
Mediat greke raportojnë duke cituar bluzat e bardha, se gjendja e shqiptarit është e stabilizuar.
Nuk ka ende të dhëna se ku e ka gjetur alkoolin në burg shqiptari i dënuar për trafik droge.
/Express
Diskutime rreth kësaj post