Çështja e Teatrit Kombëtar ka qenë një nga debatet më të ‘nxehta’ të muajve të fundit. Vendimi i mazhorancës për të miratuar me ligj shembjen e godinës aktuale vijon të shkaktojë revoltën e aktorëve dhe qytetarëve që janë kundër këtij projekti.
Aktori Neritan Liçaj, njëri prej kritikëve më aktiv të këtij debati shprehet mjaft i revoltuar me këtë çështje, të cilën presidenti Meta pak ditë më parë nuk pranoi ta dekretojë.
Me nisjen e pushimeve zyrtarisht për administratën, aktori u kujton edhe një herë të gjithë atyre deputetëve që pranuan ta votojnë, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën se nuk ka det dhe oqean që lanë mëkatet e tyre për hir të deputetllëkut, siç shkruan ai.
Konkretisht, aktori i drejtohet Gramoz Ruçit, Bashkim Finos, Blendi Klosit, Erjon Braçes dhe Musa Ulqinit, si deputetët që për hir të partive ndryshuan mendim lidhur me debatin për teatrin.
Shkrimi i plotë:
TURP TJU VIJE,DHE PRAP TURP TE KENI,DHE GJITHMON TURPIN PAS VETES DO E KENIPo ju drejtohem ju,75 deputetet qe ngritet turperisht kartonin ne dt 5 korrik duke miratuar nje ligj kriminal ate te vjedhjes se prones publike dhe shkaterrimit te nje praj vlerave me te medha qe ka ky komb Teatrin Kombetar,per ambicjen djabolike te nje njeriu te vetem!
Turp te madh i vute vetes tuaj,emrit tuaj,mandatit tuaj,familjeve tuaj,forces politike qe perfaqesoni,qytetateve qe ju votuan(keta te fundit po ju fusin thonjte ne fyt,metaforikisht them),mbi te gjitha historise se ketij vendi te cilit i jeni betuar,flamurit mbi te cilin keni daklaruar kur jeni betuar si perfaqsues te tije dhe ne emer te tij!Tani besoj e keni kuptuar dhe vete menxyren qe i bete ketij vendi,ketij populli,SHQIPETAR,ne 5 korrik?!
Tani shkoni me pushime,me familjet tuaja,(shume mire beni,eshte e drejta legjitime e cdo njeriu),pushoni me te dashurit tuaj dhe lani ne det mekatin e 5 korrikut qe serjozisht,mendoj se ska oqean qe e lane.Keni shume mekate ne shpirt dhe ndergjegje ju!I dini dhe veta sa!Laini mekatet e shpirtit bashk me turpin ne det.
Deti ka memorje dhe uji po ashtu dhe kombi po ashtu…..ate qe bet sdo ua fali,dhe as une as historia as kombi,skush.Por kur te vini ne shtator dhe mireardhshi per te kryer detyren qe keni marre persiper,perfaqsimin e shqipetareve,ejani me shpirt dhe mendje te pastuar nga mekati dhe krimi qe bete.Ejani si zonja dhe zoterinj si perfaqesues te ketij populli se historia dhe kombi po ju vezhgon.Lereni kufomen te kalbet vet dhe mos pranoni qe kufoma qe po qelb te qelb deri ne fund dhe shpirtrat tuaj sic beri ne 5 korrik te qelb emrat tuaj..se ne fund te diteve te tije njeriu le pas nje emer…shpaleni emrin tuaj dhe historia ateher do ju fal edhe une dhe shqiperia dhe njerzit qe perfaqsoni.Ju treguan ndekombetaret dhe presidenti duke ju”pushkatuar politikisht”,se ckrim bete duke shkelur rende dhe hapur Kushtetuten e ketij vendi dhe marrveshjen me Europen.Nese do kishit nje fije ndergjegj do kishit lene manadatet me nje rresht te vetem,”kemi tradhetuar Shqiperine,Kushtetuten,votuesit tane,ju kerkojme ndjes per kete tradheti te rende ndaj atdheut presim te na gjykoni”.
Ne nje demokratci normale kjo maxhoranca juaj horre do kishte dhene doreheqjen nga parlamenti,por ju jeni mesuar te jetoni ne pamoral dhe krim per nje rroge”deputeti”.
Pra turp per ty Gramoz Ruci,Bashkim Fino,Blendi Klosi,Erjon Brace,Musa Ulqini qe para ca vitesh na mbrojtet dhe tani”nderruat mendim”!.Sinqerisht pyetja qe po ju bej.”CFARE BURRASH JENI?!Burra jo..mbase ndonje gje tjeter….kurse ju te tjeret mjeran lani mekatet ne det…se nuk shitet kombi per ca pushime larjesh mekatesh ne detrat e botes nga privilegjet e nje deputetlleku shterp dhe padinjitet.
Lani mekatet dhe prap TURP TJU VIJE!BEHUNI DEPUTET TE POPULLIT DHE PER POPULLI SIC NDERI JUA KERKON(nese ju ka mbetur nje fije nder!)
Diskutime rreth kësaj post