Nuk ka shumë ditë që pasuria e tij u sekuestrua ndërsa këtë të premte, Adriatik Llalla është shfaqur në Tiranë duke drekuar në një restorat të kryeqytetit.
Në shoqërinë e dy personave të moshuar, me shumë gjasa familjarë të tij, ish Kryeprokurori Llalla është fotografuar nga Newsbomb duke konsumuar një pjatë pasta. Fotoja është shkrepur gjatë kohës së drekës.
Ndryshe nga pasuria e sekuestruar që kapte një vlerë prej rreth 1 miliard lekësh, tavolina ku ka drekuar Llalla duket e thjeshtë, ka vetëm ujë, një sallatë e makarona.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë lakuar emrin e ish kryeprokurorit si një person të përfshirë në korrupsion dhe abuzivizëm, duke nisur fillimisht nga njoftimi publik që bëri Sekretari i Shtetit Amerikan për moslejimin e Llallës në SHBA.
Njoftimi i bërë publik me emër dhe mbiemër, shënonte dhe herën e parë që një akt i tillë bëhe publik, një element që e ka bërë të ditur vetë Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, në një intervistë të dhënë disa muaj më parë.
Kujtojmë gjithashtu se Llalla vendosi të dorëhiqej nga sistemi i drejtësisë duke i shpëtuar kësisoj vettingut. Vendimi i parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u apelua nga Komisioneri Publik, por edhe shkalla e dytë e Vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin për të mos e futur në “lupë” ish kryerprokurorin e dorëhequr.
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për Llallën fill pas sekuestrimit të pasurisë, pasi dyshon se Adriatik Llalla mund të ketë kryer veprën penale të pastrimit të parave./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post