Goditet një bazë e që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale në Tiranë.
Policia ka arrestuar edhe autorin, 64-vjeçarin Ramazan A. nga Tirana, një ish – i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak, i cili kishte përshtatur banesën e tij në formën e një baze për veprimtarinë e tij.
“Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furnizim me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).
4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).
– dy armë sportive.
– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri. Per arsye hetimi nuk bejme me dije te dhena te tjera”, sqaron policia.
Diskutime rreth kësaj post