Tirana u trondit ditën e djeshme pasi një 37-vjeçare u hodh nga kati i 8-të i pallatit ku ajo jetonte.
Viktima është bashkëshortja e gjyqtarit të njohur Dritan Hallunaj, me profesion stomatologe.
Nga detajet e para të ngjarjes mësohet se 37-vjeçarja, Enkeleda Hallunaj ishte e vetme në shtëpi në momentin që ka kryer vetëvrasjen.
Ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, sot janë zbuluar më shumë detaje nga kjo ngjarje.
Mësohet se pak momente para se ajo t’i jepte fund jetës ka qenë me të bijën e mitur.
Sipas burimeve 37-vjeçarja e ka dërguar të bijën tek prindërit dhe është rikthyer në banesën e saj që sipas të dhënave thuhet se do të merrte mjekimin e përditshëm, pasi vuante nga një sëmundje.
Pas kësaj ajo në rrethana që ende nuk dihen është hedhur nga ballkoni dhe ka mbetur e vdekur, shkruan Panorama.
Ndërsa bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj mësohet se ka qenë në një vizitë në Shkodër në momentin e ngjarjes tragjik. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post