Pasditen e sotme dhe nesër priten reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.
Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa zona të izoluara mund të ketë edhe shtrëngata shiu.
Gjithashtu edhe rreziku i zjarreve është më i lartë këtë fundjavë.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 35 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 27 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.
Rreziku nga zjarret
Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i moderuar’ në qarqet Shkodër dhe Lezhë, rrezik ‘i ulët’ në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier ndërsa në qarqet e tjera ‘s’ka rrezik’.
Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Durrës (Jugperëndim), qarku Tiranë (Perëndim), dhe qarku Fier (Veri).
Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post