Çuditërisht, Hashim Thaçi ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke konfirmuar kështu edhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë, të cilin ai e ka cilësuar si “shkëmbim territoresh”.
“Gjithandej kemi shembuj të korrigjimit të kufijve mes vendeve të ndryshme. Uroj që të kemi sukses me këtë nismë, por edhe nëse nuk do të kem sukses nuk do të turpërohem”, tha ndër të tjera Thaçi duke konfirmuar kështu se po bisedohet që Kosova të marrë zona në Luginën e Preshevës duke lëshuar territore të mëdha në veri të Kosovës.
Thaçi theksoi ndërkohë se bisedimet me Serbinë dhe atë që ai e quan korrigjimi i kufijve ka mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve.
I pyetur nëse ndarja parashikon dhënien e pjesës veriore të Mitrovicës tek serbët, Thaçi preferoi të përgjigjej duke mos dhënë asgjë të saktë.
“Diçka e tillë është e mundshme, por Serbia edhe mund të refuzojë”, tha Thaçi.
Diskutime rreth kësaj post