Aktori Robert Ndrenika i është përgjigjur analistit Andi Bushati pas komenteve të bëra nga ky i fundit sa i takon qëndrimit të aktorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Mos u merr me shpifje kundra meje, i drejtohet Ndrenika Bushatit teksa e paralajmëron edhe që të mos i dal përballë deri në 7 metra.
Ndrenika në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan:
“PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim.”, shkruan aktori Robert Ndrenika në rrjetin social Facebook. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post