Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi gjashtë ton mish në Korçë, për shkak të kushteve higjieno-sanitare si dhe mungesa e dokumentacionit për kontrollet veterinare të mishit. Subjekti ishte në emrin e Mirela Dvoranit dhe përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.
“Konkretisht, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316 kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25 kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin”, thuhet në njoftimin e AKU.
Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore. Gjithashtu Aku për rastin po bashkëpunon edhe me strukturat doganore, për shkak të dyshimeve se kjo sasi produkti është futur kontrabandë.
Diskutime rreth kësaj post