Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë është aq injorant sa nuk di të shkruajë e të plotësojë deklaratën e pasurisë.
Një deklaratë e tillë pasurie, në të cilën nuk përputhet asgjë mes shifrave dhe asaj që shkruhet pas tyre është publikuar nga Afrim Krasniqi.
Në deklaratë, deputeti shkruan se ka blerë një makinë 400 000 lekë, ndërsa krah kësaj shifre shkruan “gjashtëqind mijë lekë”.
Nëse do të kalonte në vetting, ky deputet do të ishte i shkarkuar pasi asgjë nuk përputhet.
Postimi i Krasniqit
Politika duhet të hesht për vetingun ose së paku, të respektojë parimet e tij. Ajo po e trajton vetingun si kamxhik paralajmërues mbi rivalët politikë (mazhoranca) ose si viktimizim (opozita).
Dy palët harrojnë se pritshmëritë publike janë të tjera: qytetarët duan që të ketë vetting edhe në politikë. Me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë dhe me çdo instrument!
Dita kur politika e politikanët do të japë llogari për pasuritë (komponenti 1), aftësinë (komponenti 2) dhe integritetin (komponenti 3) do të mund të jetë dita e parë e demokracisë funksionale në Shqipëri. Është larg, por është zgjidhja e vetme.
“Ja ku ndodhet vetë politika! …Shikoni deklaratën, të cilën e kemi përzgjedhur si simbol i distancës së thellë midis asaj që politika bën dhe asaj që kërkon nga të tjerët.
Deklarata ka disa gabime gramatikore në gjuhën shqipe (ia falim edhe sepse ka kolegë të tij në parlament që janë shumë më keq në këtë pikë), por në përkthimin e shifrave në fjalë ka lexim ekstremisht të ndryshëm të pasurisë së tij….Vetë Kuvendi ka Kod Sjelljeje, ka struktura monitorimi; vetë partia e tij ka Kod Sjellje e struktura monitorimi, por as njëri, as tjetra, nuk kanë bërë asgjë, as detyrimet formale që rrjedhin nga këto akte ligjore/statutore.
Imagjino të ishte gjyqtar apo prokuror: deklarata e pasurisë së tij do të ishte headline në media! Ai është politikan dhe për politikanët ka standarde të tjera, – politikanët kanë një kod heshtjeje midis tyre majtas e djathtas, dhe së bashku, kanë kod heshtjeje edhe me median: një tipar i ngjashëm me historitë mafioze.
Diskutime rreth kësaj post