Një studim britanik ka zbuluar se 71% e objekteve që i përdorim çdo ditë mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastrojmë.
Kjo do të thotë se këto pajisje mund të bëhen terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve dhe kërpudhave, të cilat janë toksike dhe mund të shkaktojnë një sërë patologjish, duke filluar nga dhimbjet e stomakut tek infeksionet e lëkurës.
Ja cilat janë këto pajisje të rrezikshme dhe këshillat që duhet të ndiqni për ta parandaluar:
-Frigoriferi
Disa studime kanë treguar se bakteret si E.coli, salmonela dhe listeria mund të fshihen në frigorifer (sidomos në mbeturinat e ushqimit dhe në kutitë) dhe të shkaktojnë helmim potencial ushqimor, dhimbje abdominale dhe simptoma të gripit.
Si ta pastroni atë: ideale do të ishte të pastroni raftet çdo javë, ndërsa çdo tre muaj ju nevojitet një pastrim më i thellë, me detergjent të veçantë dhe ujë të nxehtë.
-Makina larëse
Temperaturat e ulëta të larjes dhe detergjentet pa zbardhues lejojnë që mikrobet dhe bakteret të mbijetojnë brenda makinës larëse. Jo çuditërisht, në 44% të tyre ata janë gjetur gjurmë të E. coli dhe Staphylocoçus aureus.
Si ta pastroni atë: makinat larëse duhet të dezinfektohen çdo muaj. Pastroni sirtarin e detergjentit, vendoseni në ujë të ngrohtë dhe sapun dhe pastaj me një furçë të vjetër eliminoni mykun. Pastaj vendoseni atë në vend.
-Furra
Akumulimi i yndyrës është i përkryer për rritjen bakteriale. Kjo nuk është rastësi, një studim zbuloi se ka më shumë mikrobe në furra se në tualete.
Si ta pastroni atë : çdo javë duhet të pastroni derën e furrës, dhe një herë në muaj, duhet të bëni një pastrim më të plotë të pajisjes, duke përdorur një pastrues të veçantë ose një përzierje me ujë të nxehtë dhe detergjentë./ Shendeti.com.al/
Diskutime rreth kësaj post