Mesa duket trafikantët shqiptarë kanë nevojë për “ndihmën dhe ekspertizën” e venezuelianëve për kultivimin e drogës.
Policia ka njoftuar arrestimin e dy personave në Gjirokastër, një shqiptar të moshës 31 vjeçare dhe “mikun” e tij nga Venezuela. Dy të rinjtë dyshohet se janë pjesë e kultivimit të një sasie të madhe droge, e gjetur në fshatrat e Përmetit ditën e djeshme. Të martën policia njoftoi se asgjësoi rreth një mijë rrënjë kanabis në një plantacion.
Policia nuk jep shumë detaje në lidhje me çështjen në fjalë por shprehet se V.M nga Tepelena dhe A.M nga Venezuela janë prangosur nën dyshimin e kultivimit të narkotikëve.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Kultivimi i narkotikëve”, u arrestuan në flagrancë shtetasit V. M.,dhe A. M., vjeç31 e 30, banues në fshatin Veliqot Tepelenë dhe Venezuelë. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Nenet 283/a dhe 284 të Kodit Penal./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post