Qyteti turistik më i vizituar për 2015-ën
Marrakesh është ëndrra e udhëtarëve që gëlon me xhami të vjetra, kopshte të fshehura dhe korridore marramendëse tregjesh. Medina e tij, një zonë e epokës së vjetër të qytetit, është më shumë sesa 900 vjet e lashtë dhe mbrohet nga UNESCO. Vizitorët kalojnë ditë duke humbur (me të vërtetë) në Jemaa el-Fna, sheshi kryesor I mbushur me artist tatuazhesh. Jardin Majorelle, një vilë me kopësht, dikur shtëpi e Yves Saint Laurent, është një vend çlodhës pas dehjes së shqisave.
Mund të merrni një balonë me ajër të ngrohtë nëse dëshironi gjatë vizitës suaj, të vizitoni një galeri arti, ose ta mbyllni ditën në një dance club të shndrritshëm. Marrakesh ka disa hotele të reja ekzotike, nga pallatet luksozë te shtëpitë e thjeshta të pushimit. Pjesa më e bukur? Tripadvisor thotë që shuma mesatare për një natë në hotel është afërsisht 88 dollarë.
Me këtë çmim, kuptohet pse udhëtarët e vendeve të zhvilluara nuk do mbeten pa shkuar.
Diskutime rreth kësaj post