Nëse në Shqipëri shitësit e rrugës persekutohen dhe ndiqen sikur të ishin armiqtë e popullit, në Kosovë ekziston një politikë krejtësisht ndryshe.
Madje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ekziston edhe një kënd ku prodhuesit vendorë shesin perime dhe gjëra të tjera ushqimore.
Por, dita e sotme nuk ka qenë aspak pozitive për njërin prej prodhuesve që shesin në sheshin qëndror të Prishtinës, pasi era e fortë ia ka rrëzuar të gjithë kavanozët e mjaltit duke ia thyer.
Por, për këtë shitës të mjaltit, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore duke e kompensuar të plotë shitësin.
Tashmë të Zyra e Kryeministrisë i ka marrë të dhënat e personit në fjalë dhe në procedura normale përmes linjave të caktuara buxhetore kryeministri Haradinaj e ka nënshkruar vendimin për këtë kompensim ndaj shitësit të mjaltit.
Diskutime rreth kësaj post